E konfirmuar, Vllaznisë i largohet ylli i sulmit pas dy sezonesh

schedule15:53 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:53 - 13 Qershor, 2022

Victor Da Silva nuk do të jetë pjesë e Vllazninë sezonin e ardhshëm. Braziliani e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram. Sulmuesi shkruan:

“Faleminderit Vllaznia për këto 2 sezone fantastike, absolutisht më të mirat në karrierën time edhe si person.

Jam shumë krenar që isha një nga elementët që sollëm Vllazninë aty ku e meriton. Faleminderit të gjithëve atyre që moren pjesë në këtë rrugëtim të gjatë, president, staf dhe lojtarë

Një falënderim special për tifozët, më keni bërë të ndihem si në shtëpine time dhe u jam mirënjohës për çdo gjë! Ju tani keni 1 tifoz tuajin të ri. Do ju ndjek kudo që do të jem”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!