E konfirmuar nga Real Madrid, edhe Sergio Ramos me COVID-19

schedule11:52 - 13 Prill, 2021

schedule 11:52 - 13 Prill, 2021

Sergio Ramos, sikur të mos i mjaftonin dëmtimet e shpeshta kohët e fundit, tashmë duhet të përballet edhe me COVID-19. Kapiteni i Real Madrid ka dalë pozitiv dhe kjo njoftohet nga vetë klubi spanjoll.

“Real Madrid komunikon se lojtari ynë, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv në testin e fundit të COVID-19 që ai ka kryer”, shkruhet në komunikatën e shkurtër të Real Madrid.

Ramos me siguri është izoluar tani, sikurse edhe e kërkojnë protokollet e sigurisë në Spanjë dhe pasi të dalë negativ do të mund të stërvitet me skuadrën. /abcnews.al