Besart Musolli është lojtar i lirë, pasi e ka tërhequr lejekalimin në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime të abcnews.al në FSHF e konfirmojnë diçka të tillë dhe tashmë mesfushori mund të zyrtarizohet në klubin e tij të ri.
Musolli, i cili kishte mbajtur shiritin e kapitenit te Kukësi, para pak ditësh publikoi edhe nëj letër lamtumire dhe shpjegonte se largohej nga verilindorët vetëm e vetëm për të qenë pranë familjes në Kosovës.
Mesfushorin e pret Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani, ndërkohë që Kukësi humbet një lojtar të rëndësishëm që për tetë vite ka qenë një nga lojtarët kryesorë dhe numëron më shumë se 200 ndeshje me fanellën e verilindorëve. /abcnews.al