Pas shtatë ditësh Barcelona dhe PSG luajnë aktin e parë të raundit të 16-ave të Champiopns League, teksa në Paris vjen një lajm i keq.
Angel Di Maria, një nga më të mirët e këtij sezoni në ekipin kryeqytetas, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë ndaj katalanasve në “Camp Nou”, stadium ku herën e fundit që e kanë vizituar, janë mundur 6-1.
CONFIRMED: Mauricio Pochettino says Angel Di Maria will miss PSG's clash with Barcelona through injury ? pic.twitter.com/xfBzUBN3DD
— GOAL (@goal) February 9, 2021
Di Maria pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen me Marseille në fundjavën e shkuar dhe do i duhet të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave.
Mungesën e tij ndaj Barcelonës e konfirmoi edhe vetë trajneri i parizienëve, Maurucio Pochettino. “Di Maria nuk do të jetë për ndeshjen me Barcelonën. Ka një dëmtim dhe nuk mund ta rrezikojmë”, u shpreh strategu argjentinas. /abcnews.al