Aktori Olsi Bylyku në një intervistë ekskluzive në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tha se ndonjëherë e mendon që të mund të ishte edhe njëherë në ‘Portokalli’.
Ai tha se shpesh merr komente ku i thone që do ishte me mirë në këtë program, por sipas tij njeriu ecen per të gjetur drejtimin e tij. Pyetja ngacmuese e bërë nga Ermali “kur të krahasojnë me punët e mëparshme si ndihesh?”, bëri që Olsi te jepte këtë përgjigje:
“Unë kam akoma komente më mirë të ishe te Portokallia. Dhe në syrin e çdo kujt që është kënaqur me mua mendojnë se do isha më mirë tek Portokallia por mendoj që njeriu duhet të vazhdojë të gjej drejtimin e tij. Edhe unë vetë edhe pse kam zgjedh disa drejtime të tjera, kur shoh Portokallinë them edhe e vetë të isha edhe një herë aty”.