Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Automjeti në pronësi të shtetasit T.Sh, ka qenë i parkuar para banesës kur ka marrë flakë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe dyshohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë aksidentalisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Por në videot e siguruara nga Abc shihet se makina është shkrumbuar totalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al. /