E kërkon Barcelona dhe PSG, Kante është pranë rinovimit me Chelsea-n

schedule19:03 - 21 Shkurt, 2023

schedule 19:03 - 21 Shkurt, 2023

N’Golo Kante mbetet te Chelsea edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e mesfushorit francez me “blutë” e Londrës skadon verën e ardhshme teksa Barcelona dhe Paris Saint-Germain prej kohësh kanë shprehur dëshirën për ta afruar, megjithatë sipas një raportimi të “Telegraph”, Kante pritet të rinovojë përfundimisht kontratën e tij me Chelsea, shkruan abcnews.al.

Mesfushori 31-vjeçar ka disa muaj që është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, por është shumë pranë përfundimit të rikuperimit dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit të tij nga fillimi i marsit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!