E goditën me shkop dhe grushte, në gjendje të rëndë 34 vjeçari shqiptar në Greqi

schedule10:24 - 28 Korrik, 2023

schedule 10:24 - 28 Korrik, 2023

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit , si pasojë e së cilës një 34-vjeçar nga Shqipëria ka përfunduar me plagë të rënda në spital.

Mediat greke shkruajnë se pesë persona nga të cilët 4 shqiptare dhe një 23 vjeçar grek kanë sulmuar egërsisht 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë “lanë” të gjakosur në tokë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga EL.AS, rezultoi se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme fizike.

Shqiptari u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ndërsa EL.AS. ka vijuar arrestimet e “protagonistëve” të episodit dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!