Ardian Trebicka ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku zbuloi detajet rreth projekteve të tij muzikore. Artisti i mirënjohur është vlerësuar dhe nga presidenti me titullin “Mjeshtër i madh” për kontributin e tij në muzikë. Gjatë intervistës me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri tha se së shpejti do të vijë me një album të ri.
“Muzika nuk ka moshë, nuk dua ta mendoj historinë se kur do të vijë ai moment. Shumë shpejt do të vijmë me gjëra të reja, do të jetë një album i radhës me kompozitorin Ilirjan Jali. E gjithë krijimtaria ime është realizuar me të dhe me tekstet e Armand Trebickës. Jemi një bërthamë e vogël, ka ndodhur një lloj alkimie që nuk dua ta çbëj.”, tha ai.
Ai i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dhe këngëve me motive arbëreshe. Duke folur për këtë ai tha se te muzika që bën për arbëreshët e ka gjetur më së shumti veten. “Është një trevë që i rri karakterit tim, është e pasur në motive se duke qenë një komunitet i “izoluar” ka ditur të ruajë vlerën e mbartur ndërsa te ne gjërat kanë lëvizur pas ‘90. “, tha ai.
/abcnews.al