Nuk ka pushime vere për deputetët e rinj socialistë.
39 ligjvënësit e zgjedhur më 11 maj, nisën këtë të premte, kursin intensiv për tu njohur me procedurat parlamentare, diplomacinë ndërkombëtare, vizionin për Shqipërinë 2030 përpara se të nisin detyrën në parlamentin e ardhshëm.
Do të jenë pesë module që do të drejtohen nga senatorët socialistë ndërsa porosinë e parë, deputetet që ulen për herë të parë në parlament, e morën nga kryetari Edi Rama.
“Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni këtë cdo ditë. Sepse kjo nuk është dicka që meritohet një herë, nuk mjafton. Se nuk është si ato dekoratat, qe e merr njëherë dhe e ke përgjithmonë. Cdo ditë duhet të jesh i vlefshëm, cdo ditë duhet të jesh i nevojshëm dhe i dobishëm.”, tha Rama.
Zegjine Çaushi, e njohur për videoselfiet e saj për Gazmend Bardhin dhe Marjana Koceku apo Neomalsorja nuk e fshehën entuziazmin për eksperiencën e re.
“Të gjithë janë shumë të mirë. S’kemi një të preferuar. Që nga kryeministri që ishte i pari e deri tek i fundit”, tha Zegjineja.
“Për mua janë të gjithë të barabartë”, tha Marjana Koçeku.
Të qartë, të rinjtë socialistë, janë edhe për sjelljen që do të kenë në parlament, edhe pse ende pa ulur, një pjesë prej tyre, janë vënë në qendër të kritikave nga kundërshtarët politike.
“Unë i përkas një kaste të re të politikës, nuk jam mësuar me ofeza, me bullizma, sic kolegët e opozitës…. Berishës do I përgjigjem në shtator, ai ka marrë më pak vota se unë.”, tha Sara Mila.
Akademia Politike do ti mbyllë punimet më 20 korrik.
/abcnews.al


