Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia, Teuta e Bylisi me ndryshime. Laç i njëjtë

schedule12:18 - 27 Tetor, 2019

schedule 12:18 - 27 Tetor, 2019

Laçi-Vllaznia dhe Bylisi-Teuta nisin prej orës 13:00, ndërkohë që janë zbuluar edhe rreshtimet e skuadrave. Kurbinasit nuk kanë ndryshuar asgjë nga takimi i fundit me durrsakët dhe do tentojnë të fitojnë me Vllazninë. Shkodranët nga ana tjetër kanë zgjedhur një ekip me lojtarë me eksperiencë.

Jonuz ka zgjedhur të aktivizojë pesë mbrojtës, duke shtuar edhe Ristevksin. Gjithashty kthehen titullarë Shehi dhe Marku. Surpriza në mesfushë është Florind Bardulla, kurse në sulm kuqeblutë do të luajnë me dyshen Shtubina-Lika.

LAÇI-VLLAZNIA

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz.

Gjyqtarë: Philip Farrugia, Paul Apap, Ivan Galea, Darryl Aglis

Edhe në Ballsh ka ndryshime. Celis e nisi nga fillimi, ndërkohë që në momentet e fundit Hadroj ka zënë vendin e Ndrecës. Ky i fundit ka pasur një shqetësim dhe nuk mund të luajë. Teuta nga ana tjetër do të luajë me një sulmues, Khalid. Rikthehet edhe Vila, i cili luan titullar.

BYLISI-TEUTA
BYLISI:
Hidi, Ymeralilaj, Bicaj, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Celic, Hadroj, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Avdyli, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, E. Vila, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Adrian Beqiri

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!