Vllaznia është mposhtur sot nga Bylisi në shtëpi dhe tashmë mësohet se trajneri gjerman, Thomas Brdaric, është larguar nga drejtimi i ekipit, sikurse bën me dije gazetari i ABC, Simon Shkreli.
Edhe pse në vend të parë në kampionat për momentin, kuqeblutë ishin futur në një krizë rezultatesh prej 9 javësh me 7 pikët të grumbulluara.
Vetëm fitorja me Apoloninë është shumë pak për Vllazninë, ndërkohë që tani me shumë mundësi drejtimin e skuadrës do e marrë Elvis Plori.
Shkodrani e njeh mirë ekipin, pasi ishte krahu i djathtë i Brdaric. Gjithsesi pritet që gjithçka të zyrtarizohet, pasi ende nuk ka një njoftim nga klubi i Vllaznisë. /abcnews.al