Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes nga koronavirusi 34-vjeçari në Durrës

schedule17:06 - 9 Nëntor, 2020

schedule 17:06 - 9 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot shifrat më të rënda në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Bëhet fjalë për 12 të vdekur, ku më i riu është një 34-vjeçar nga Durrësi.

Ndërkohë, të tjerë që humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit janë një 34 vjeçar ngaDurrësi; një 66 vjeçar ngaLezha; një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar ngaPogradeci; një 71 vjeçar nga Berati; një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana’ një 67 vjeçar ngaElbasani dhe një 70 vjeçar nga Korça.



Gjithashtu, gjatë ditës së sotme u konfirmuan 525 raste të reja.

Më herët, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi në një konferencë për shtyp kufizimet e reja që do të hyjnë në fuqi prej të mërkurës.

Mira Rakacolli ka bërë me dije se se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery”, tha. Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Shkollat dhe kopshtet nuk do të jenë të prekur nga karantina e pjesshme pasi ekspertët deklaruan se nuk është parë rritje e rasteve të infeksioneve me hapjen e tyre dhe shkollat nuk janë parë si vatra infeksioni.

“Neve na rezulton se që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollat në vatra infeksioni. Ne po monitorimjmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”, tha Rakacolli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!