Tre persona humbin jetën nga Covid-19, shkon në 72 numri i viktimave

schedule10:33 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:33 - 3 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 2,752.

Po ashtu, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.

Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese humbën jetën në spitalin Infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket rasteve të reja, ato u konfirmuan: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!