Tragjedi në Durrës, i riu futet të shpëtojë nga mbytja 15-vjeçarët, por nuk ia del

schedule14:02 - 14 Korrik, 2022

schedule 14:02 - 14 Korrik, 2022

Një 18-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në bregdetin e Pisht Pallës në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për abcnews.al se i riu është futur në det për të shpëtuar dy të rinj të tjerë, nga 15 vjeç, të cilët ishin duke u mbytur, por nuk ka mundur të dalë vetë.

Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër nuk ka mundur të dalë.

Po punohet për gjetjen e tij dhe forca të shumta policie janë aty, por ka kaluar shumë kohë dhe shpresat për ta gjetur gjallë bëjnë me dije burimet, jane tepër të ulëta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!