Tërmet i fuqishëm në Turqi

schedule09:36 - 26 Qershor, 2020

schedule 09:36 - 26 Qershor, 2020

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare ka tronditur pak më parë zonën e Manisas në Turqi.

Nga të dhënat paraprakë mësohet se tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra duke u ndjerë i fuqishëm në sipërfaqe.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet Manisan pas atij të janarit me të njëjtën magnitudë duke shkaktuar dëme materiale. /abcnews.al