Të paktën pesë persona janë plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Manchester.
Oficerët e policisë ndaluan të dyshuarin në Qendrën Arndale në qendër të qytetit këtë mëngjes pasi ai sulmua me thikë shumë persona.
Pamjet e regjistruara nga një qytetar tregojnë një oficer policie duke prangosur të dyshuarin në trotuar jashtë.
Dëshmitarët tregojnë se autori po vraponte duke u përpjekur të vriste njerëz të rastësishëm duke e bërë të qartë se sulmi ishte terrorist.
Policia e Mançesterit ka vendosur një kordon të gjerë rreth qendrës ndërsa po hetohet. Oficerët e armatosur janë vendosur edhe brenda ndërtesës.