Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 70-vjeçarja në Durrës

schedule12:29 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:29 - 19 Korrik, 2021

Një tjetër incident është shënuar nga shpërthimi i bombolës së gazit. Burime nga policia bëjnë me dije se një 70-vjeçare është plagosur pasi ka shpërthyer bombola në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në Kullë rreth orës 12:00. Sakaq, e moshuara është nisur drejt spitali,ku po merr trajtim mjekësor.

“Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!