ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konstatuar 10 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 736 numrin total të të prekurve.
9 prej rasteve të reja sot u zbuluan në Tiranë, kurse 1 në Shkodër. Deri më tani, 3 qytetet konsiderohen të shëruara plotësisht. Bëhet fjalë për Tropojën, Lezhën dhe Rrogozhinën.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Nga këta, 1 pacient është i intubuar.
Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, nga këta 2 pacientë janë në terapi intensive, njëri prej tyre i intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Zonat më të prekura janë Tirana dhe Shkodra, ndërsa sëfundmi është kthyer në një vatër problematike Kruja.
Raste të reja sot
-9 raste në Tiranë
-1 rast në Shkodër
Raste totale në Shqipëri
Tiranë 302
Shkodër 105
Krujë 92
Durrës 42
Fier 37
Kurbin 31
Korçë 19
Elbasan 18
Kukës 18
Lezhë 14
Has 14
Kavajë 9
Lushnje 7
Vlorë 5
Pukë 5
Mirditë 5
Rrogozhinë 4
Tropojë 4
Berat 3
Mallakastër 1
Mat 1. /abcnews.al