Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë-Krujë-Milot, ndërron jetë 34-vjeçarja

schedule17:49 - 6 Mars, 2022

schedule 17:49 - 6 Mars, 2022

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Milot. Mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve edhe 34-vjeçarja Rudina Haka.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit të ndodhur pas mesnate në aksin Fushë Krujë-Milot humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. /abcnews.al/