Janë rikthyer radhët në Kapshticë.
Një numër prej 50 qytetarësh shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të mos plotësimin e formularit për koronavirusin.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se problemi ka nisur nga barcodi i formularit, i cili sipas autoriteteve greke duhet të jetë personal për secilin, ndërsa agjencia e udhëtimit e ka nxjerrë një për të gjithë.
Ekipi i Abc News është duke shkuar në Kapshticë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar. /abcnews.al