Shënohet viktima e parë nga koronavirusi ne Shqipëri

schedule13:23 / 11/03/2020

Ndërron jetë pacientja nga Durrësi e cila ishte konfirmuar si e infektuar nga Koronavirusi. Gazetari i Abc News Leonida Musaj mëson nga burime brenda spitalit se 73 vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta më parë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Pas rëndimit të situatës mjekët vendosen ta nisin atë për në Tiranë, por gjendja është rënduar menjëherë duke i detyruar që ta zbresin nga autoambulanca. Gazetari Leonidha Musaj raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike.

Në një lidhje live me studion e Abc News, gazetari Leonidha Musaj theksoi se gruaja do të dërgohet drejt morgut pa përhapur koronavirusin tek personat e tjerë.

“Ka dyshime të forta se gruaja ka infektuar edhe pjestarë të tjerë të stafit si edhe familjarëtr e saj pasi vetëm ditën e djeshme është konfirmuar me koronavirus. Mjekët nuk e dinin fillimisht që ajo ishte e prekur”, u shpreh ai.

Kështu, gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass. /abcnews.al

Do nisej për në Tiranë, mjekët e nxjerrin gruan nga autoambulanca dhe e fusin me urgjencë në reanimacion

Diçka ka shkuar keq me shëndetin e 73 vjeçares nga Durrësi, ku pasi u bënë gati ta nisin për në Tiranë, mjekët e zbritën atë nga autoambulanca për ta rifutur në spital.

Abcnews.al mëson se shëndeti i gruas është përkeqësuar menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë. Gazetari Leonidha Musaj raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore është shumë kritike.

Rrjedhimisht mjekët e kanë rikthyer në spital duke e futur në reanimacion.

schedule13:23 / 11/03/2020