Rekord tragjik, 4 të vdekur dhe 93 raste të reja me koronavirus

schedule10:48 - 11 Korrik, 2020

schedule 10:48 - 11 Korrik, 2020

4 persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 420 teste të kryera.

Ky është bilanci më i rëndë që prej fillimit të pandëmise në Shqipëri si sa i përket të vdekurve ashtu edhe të prekurve brenda një ditë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa sëfundmi ka patur raste të shtuara në Vlorë dhe Elbasan.

STATISTIKA

Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!