Regjistrohen 7 humbje jete dhe 393 të infektuar në 24 orë

schedule18:22 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 18:22 - 7 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 293 raste pozitive me koronavirus.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,793 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Janë 6,206 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.  Në 24 orët e fundit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          393
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       151
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310
Raste pozitive                202,295
Raste të shëruara          192,967
Raste Aktive                      6,206
Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146
Fier                 645
Gjirokastër     537
Shkodër          435
Durrës             330
Berat               315
Elbasan           252
Vlorë                207
Lezhë               159
Korçë               89
Dibër                46
Kukës               45  /abcnews.al/