Katër raste të reja, shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

schedule16:45 - 10 Mars, 2020

schedule 16:45 - 10 Mars, 2020

Rritet me katër raste të reja numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Abcnews.al raportoi ekskluzivisht se janë zbuluar edhe katër raste të reja, të dhëna të cilat u konfirmuan përmes një konference për shtyp edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rrakacolli.

Ajo u shpreh se katër rastet e reja janë kontakte të dy personave të konstatuar si të parët që u konfirmuan me koronavirus.

ISHP ka kryer 114 teste, nga të cilat 10 kanë rezultuar pozitive. Gjashtë nga personat që kanë dalë pozitivë janë kontakte të dy personave të parë (babë e bir sh.r), ndërsa një rast është një i ri i kthyer nga Italia dhe një tjetër gjendet i shtruar në spitalin e Durrësit“, tha zv.ministrja.

Rrakacolli tha se duhen shmangur kontaktet e panevojshme dhe mbledhjet.

E theksoj shumë karantinimin e detyrueshëm. Është shumë i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet e këtyre njerëzve dhe duhet të merren masat. Nuk po zbatohen masa. Kemi njerëz në kafene e restorante shumë, të kufizojmë transportin publik. Të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia. Duhet të evituar transportin publik, udhëtimet ndërkombëtare. Nëse marrim këto masa, i kemi strukturat për të përballuar çdo lloj situate. Sistemi është në këmbë por sjellja nuk është në përputhje me panikun. Ulemi në kafene dhe diskutojmë për Covidin“-tha zv.ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!