Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në fshatin Frakull të Fierit. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një burrë 55 vjec.
Burri është derguar në spitalin Infektiv mbrëme. Mësohet se 55-vjeçari është infektuar nga vellai i saj në Dërmenas qe erdhi nga Italia. Në Fier ka shkruar kështu deri në tani në 8 numri i të infektuarve.
Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Shqipëri janë 70 persona të konfirmuar me koronavirus. Ndërkohë gjatë mbrëmjes ministrja Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë se dy pacientë kanë rezultuar negativë në testin dytë dhe janë gati të lënë spitalin. /abcnews.al