Rama premton rritje rroge për mjekët e infermierët

schedule13:38 - 25 Gusht, 2020

schedule 13:38 - 25 Gusht, 2020

Duke folur nga Infektivi, kryeministri Rama ka deklaruar se do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve. Lajmin Rama gjatë inspektimit në spitalin Infektiv ku ndodhej bashkë me ministren Ogerta Manastirliu.

Ai u shpreh se rritja do të jetë përtej bonusit që ata marrin pasi ndodhen  në vijën e parë duke luftuar virusin.

“…flasim për një rritje që duam ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në vitin e ardhshëm,” sqaroi ai.

Kreu i qeverisë deklaroi:

“Për sa i përket strukturave kemi menduar ta zgjerojmë, jeni të parët që duhet ta merrni vesh. Jemi përgatitur një rritje masive të shtresës së pagave, duam të realizojmë rritje pagash shumë të konsiderueshme…Përtej bonusit që ju si ata që merrni në vijën e parë, po flas për të gjithë mjekët ambicia jonë është që të gjithë ,mjekët të kenë paga mbi mesataren, flasim për një rritje që duam ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në vitin e ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm ju të keni paga të rritura, sigurisht që kjo nuk e kompenson aspektin moral dhe fizik por është një mirënjohje dhe objektiv i detyruar. Mjeket mes largimit dhe qëndrimit të mos e kenë fare të thjeshtë, sidoqoftë zgjedhjen e bën secili.”

Po ashtu, ndërsa fliste për situatën e vështirë që ka sjellë pandemia në vendin tonë, Rama u shpreh se nuk mund të zgjidhet izolimi si opsion dhe zgjidhje e vazhdueshme, pasi sjell pasoja shkatërruese në drejtime të tjera.

“Nuk zgjedhim dot izolimin si opsion të vazhdueshëm, sepse sjell dëme shkatërruese në shumë aspekte të tjera, kemi sfidën e madhe të hapjes së shkollave dhe fëmijët kanë më shumë imunitet por nuk janë të imunizuar. Ne kemi çunin që do shkojë në klasë të parë këtë vit, ku i themi lloj- lloj gjërash dhe vendoset në një situatë psikologjike jo të zakontë, ne të gjithë si prindër i këshillojmë, foli, takoje përqafoje ndërkohë tani i themi tjetër gjë, nuk kemi ç’bëjmë, kjo është situata,” u shpreh Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!