Pas denoncimit të Partisë Demokratike për maskat e skaduara se i janë shpërndarë personelit mjekësor në qendrat shëndetësore, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se do të hetojë denoncimin e Partisë Demokratike sëbashku me rritjen e çmimit të maskave, procedim i cili ishte nisur më parë nga Prokuroria.
“Prokuroria e Tiranës do të hetojë edhe kallëzimin e Partisë Demokratike për maskat e skaduara. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se nuk kanë regjistruar procedim të ri por do ta hetojnë në bazë të procedimit të parë që është nisur nga organi i akuzës për rritjen e çmimit të maskave dhe ilaçeve nga farmacitë”./abcnews.al