Përplasen me thika gjimnazistët në Durrës, një i plagosur

schedule13:20 - 1 Nëntor, 2022

schedule 13:20 - 1 Nëntor, 2022

Një sherr mes gjimnazistëve ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Durrës. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 11 të qytetit ku një 16-vjeçar është konfliktuar me një 20-vjeçar  në ambientet e jashtme të një lokali.

Ndërsa debatonin, 20-vjeçari ka goditur me thikë adoleshentin duke e plagosur në shpatull. 16-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, 20-vjeçari është vendosur në pranga.

NJOFTIMI

Durrës

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.  /abcnews.al/