Pezulluan mësimin prej koronavirusit, ministria e heq licëncën shkollës “Udha e Shkronjave”

10:01 | 24/02/202010:010

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën shkollës “Udha e Shkronjave” pasi dje njoftoi se do të pezullonte mësimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi është njoftuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale nga ministrja e Arsimit, Besa Shahni, e cila tha se mësimi pezullohet vetëm me urdhër të ministrit dhe askujt tjetër.

Një ditë më parë, shkolla vendosi pezullimin e procesit mësimor për të parandaluar ndonjë pasojë të mundshme nga koronavirusi. Sipas ministrisë, kjo gjë ka përhapur panik duke bërë që sot t’i heqin licencën.

Nxënësit e kësaj shkolle sipas Shahinit do të transferohen në shkollat e tjera.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën”, shkruan ministrja në Facebook.

Abcnews.al mëson se vendimi për heqjen e licencës është marrë pas një inspektimi të kryer sot në mëngjes në shkollën “Udha e Shkronjave” nga Drejtoria Arsimore e Tiranës.

Pasi kanë konstatuar se nuk bëhej mësim ata kanë njoftuar ministrinë, e cila ka vendosur që t’i heqë licencën. /abcnews.al

Postimi i shkolles “Udha e Shkronjave”

Postimi i plotë i Shahinit

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

Më vonë, shkolla reagoi sërish ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit duke theksuar se vijojnë mësimin online.  “Sot, mësimi në shkollën “Udha e shkronjave” është duke u zhvilluar ONLINE dhe po na “shijon” shumë  sepse jemi të kënaqur që kemi marrë një masë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, duke shkëputur kontaktet fizike dhe duke ulur në maksimum ekspozimin ndaj sëmundjeve infektive, ndër to edhe coronavirusi i dyshuar (e theksojmë i dyshuar)”, shkruan shkolla në Facebook.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono