Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë mëngjesit të sotëm në Greqi, duke e çuar në total tre numrin e viktimave.
Sipas mediave greke, viktimat janë një 92-vjeçar që u diagnostikua me virusin COVID-19 më datë 11 Mars dhe një 67-vjeçar nga ishulli i Zakyntho.
Viktimat patën komplikacione të rënda pulmonare për shkak të koronavirusit duke ndërruar jetë pak ditë pasi u shtruan në spital. /abcnews.al