Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti me vdekje në Vaun e Dejës, arrestohet autori 37-vjeçar

schedule17:36 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:36 - 18 Qershor, 2022

Një person është vënë në pranga në Vaun e Dejës pas një aksidenti me vdekje që ndodhi të premten. Bëhet e ditur se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. L., 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

37-vjeçari ndërsa udhëtonte të premten me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, është përplasur me një mjet bujqësor që po drejtohej nga një 38-vjeçar, banues në fshatin Rranxa.
Si pasojë e përplasjes, mjeti bujqësor është përmbysur dhe drejtuesi ka humbur jetën. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!