Një ditë pas shkarkimit, Meta dekreton marrëveshjen me SHBA për ekstradimin

schedule18:29 - 10 Qershor, 2021

schedule 18:29 - 10 Qershor, 2021

Një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte shpalljen e katër ligjeve.

Lexo edhe: Kuvendi voton shkarkimin e Metës, presidenti i parë në histori që “pushohet” nga deputetët

Këto ligje ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

“Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Lexo edhe: Shqipëri-SHBA marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh, firmoset nga Gjonaj dhe Yuri Kim

Konkretisht, Presidenti i Republikës:

–   Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Lexo edhe: Nga ekstradimi me SHBA, te rezolutat, lista me projektligjet që miratoi sot Kuvendi

–  Me Dekretin nr. 13097, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 68/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””.

–  Me Dekretin nr. 13098, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 69/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””.

–  Me Dekretin nr. 13099, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””./i.k/abcnews.al/