Merr flakë në ecje makina në aksin Delvinë-Kardhiq, dyshimet e para

schedule10:55 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 20 Korrik, 2022

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe burime nga policia bëjnë me dije se mjeti ka marrë flakë në afërsi të tunelit të Skërficës teksa ishte në lëvizje.

Makina në pronësi të shtetasit S.Sh dyshohet se ka marrë zjarr si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Abcnews.al/