Makina merr përpara çiklistin te Rruga e Elbasanit, dërgohet me urgjencë në spital

schedule21:24 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:24 - 3 Qershor, 2020

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në kryeqytet.

Një automjet me drejtues B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al