Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së

schedule11:22 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 11:22 - 20 Dhjetor, 2021

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Bledar Skënderi është liruar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe në vendin e tij është emëruar Jeta Deda.

VENDIMI I PLOTE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR CAKTIMIN E DISA ANËTARËVE TË BORDIT TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas shkronjave “dh”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, si më poshtë vijon:

a) Znj. Alma Çupi, person publik nga fusha e medias;

b) Përfaqësues shkencorë të fushave të ushqimit, ushqimit për kafshë, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve:

i. Znj. Erinda Lika, prof. asoc., pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare;
ii. Z. Kapllan Sula, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit;
iii. Znj. Anila Kopali, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit;
iv. Z. Seit Shallari, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit;
v. Z. Shpend Shahini, prof. dr., pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.

c) Znj. Ersida Teliti, përfaqësues i shoqatave të konsumatorëve;
ç) Z. Valentina Postoli, përfaqësues i shoqatave së agrobiznesit.
2. Vendimi nr.128, datë 11.2.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e disa anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!