Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

schedule09:53 - 9 Prill, 2020

schedule 09:53 - 9 Prill, 2020

Nëntë lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës e deri mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton në faqen e vet zyrtare se lëkundjet e tërmetit kanë pasur epiqendër rajonin e Korcës.

Për fat lëkundjet nuk kanë qenë të forta e për pasojë nuk raportohet për dëme të shkaktuara.

Lëkundja më e fortë ka qenë ajo e orës 04:28 me magnitudë 3.5 dhe me epiqendër në Melcan, 5 Km në Veri Perëndim të Korcës.

Lëkundjet para kësaj goditjeje kanë qenë me mangitudë fare të vogël, ndërkohë që pas saj ka pasur edhe tre goditje të tjera, më e fundit ajo e orës 5:22 me magnitudë 2.5 dhe epiqendër në Vincan, 8 km në Perëndim të Korcës.