E FUNDIT / Koronavirusi, Rama njofton mbylljen e shkollave, sa do të zgjasë

schedule09:21 - 9 Mars, 2020

schedule 09:21 - 9 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore.

Një vendim të tillë  Rama e bëri me dije gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë, në një kohë që në Shqipëri u konfimuan dy rastet e para me koronavirus. Sipas kryeministrit, ashtu sikurse është thënë nga ekspertët fëmijët nuk janë të kërcënuar nga koronavirusi, por për shkak të grumbullimit në shkolla ata mund të jenë mbartës dhe e transmetojnë tek të tjerët.

Masat e sotme që ka ardhur momenti gjithnjë në ndjekje të protokollit janë pezullimi i fluturimeve direkte me veriun e Italisë dhe praktikisht në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill. Mbyllja e institucionve arsimore për një periduhë 2 javore. Pse mbyllja e intitucinoneve? Dunet të jetë shumë e qartë për të gjithë se nga tëbgjitha sstatistikat e nxjerra deri tani, pjesa më pak e kërcënuar janë të rinjtë, por duhet kurptuar se të rinjtë ose fëmijët për shkak të faktit se shkojnë në shkollë dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusun tek të tjerët edhe pse për ata vetë virusi nuk shfaq rrezikshmëri për jetën.

Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anullimin e  të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi. ”,- tha Rama.

Ndërkaq, Rama ka kërkuar qetësi dhe të zbatohen rregullat e higjenës.

“Janë disa këshilla shumë të thjeshta. Në pamje të parë duken edhe qesharake, por duhen ndjekur, që ënga shmangia e kontakteve, tek dizefektimi i duarve, tek vetëkarantinimi në rast se vjen nga një zonë që është prekur dhe tek vendosja e një filtri individual në raport me informacionin. Asnjë panik, ansjë ekzagjerim në emocione negative, kujdes qetësi, vetëpërmbajtje dhe ndjekje e disa rregullave. Nuk është një virus që po të zuri të mori jetën, ka karakteristikëne  të panjohurës. Duhet ta ndjekim me shumë qetësi, Shqipëria për masëne  popullatës së vet nuk është e kërcënuar nga numra të mëdhenj  maramendës sic ndodh në vende shumë të mëdha. Ne e kemi marrë shumë sriozisht dhe jemi përgatitur më së miri për këtë fazë”, tha Rama.

/abcnewsal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!