Koronavirusi, Italia nxjerr ushtrinë në rrugë

schedule15:00 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:00 - 25 Shkurt, 2020

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar brenda pak orëve në 283 në Itali, ndërsa deri më tani numërohen shtatë të vdekur.

Madje, siç raporton TGcom autoritetet kanë nxjerrë në rrugë edhe ushtrinë për të mbajtur situatën nën kontroll një zonat që ndodhen në karantinë.

Zonat e futura ne karantine

Rastet më të shumta janë në Lombardi.  Këtu është edhe numri më i madh i të vdekurve nga koronavirusi, plotë gjashtë të tillë, ndërsa 38 të tjerë të prekur dhe 1 i vdekur janë shënuar në Veneto.

Siç raportonin autoritetet, deri në mëngjes numri i të prekurve ishte 232, por duket se nxjerrja e analizave të të dyshuarëve të tjerë ka bërë numri të rritet nga ora në orë duke mbërritur tani në 283. /abcnews.al