Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një grua 38 vjeçare nga Selaniku që kishte udhëtuar sëfundmi në Itali.
Autoritetet greke bëjnë me dije se gruaja është në gjendje të qendrueshme shëndetësore, ndërsa të afërmit e saj janë futur në karantinë për të mbikëqyrur ecurinë e tyre.
Koronavirusi është përhapur ndjeshëm në Itali duke shënuar të paktën 370 raste dhe 12 të vdekur.
Vijon..