Në vend ka shpërthyer një valë e papritur infeksionesh. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se në Shkodër janë konfirmuar sot 4 raste të reja me koronavirus.
Mësohet se të infektuarit e rinj janë janë familjarë të rasteve të mëparshme.
LEXO EDHE: Punonte bojaxhi në Himarë, konfirmohet rasti i ri me Covid-19 në Vlorë
Ditën e djeshme në Shkodër u shënuan 9 raste, ndërsa në të gjithë vendin u arrit rekordi. ISHP njoftoi dje 42 raste të konfirmuara, numri më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë pritet që edhe sot numri të vijojë të jetë i lartë. Për herë të parë në hartën Covid, ditën e sotme është futur Gjirokastra, pasi ka rezultuar pozitiv një burrë i cili ndodhet i shtruar në QSUT. /abcnews.al