Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Gjirokastër, 3 të infektuar edhe në Krujë

schedule08:57 - 11 Qershor, 2020

schedule 08:57 - 11 Qershor, 2020

Në vend duket se ka shpërthyer valë e infeksioneve të reja. Gjirokastra është futur për herë të parë në hartën Covid. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se rasti i parë me Covid-19 në Gjirokastër është një burrë.

LEXO EDHE: Punonte bojaxhi në Himarë, konfirmohet rasti i ri me Covid-19 në Vlorë

Ky i fundit ishte i shtruar në QSUT në Tiranë, pasi është me hepatit C dhe në ambientet e spitalit është infektuar me Covid 19.

Më herët abcnews.al raportoi se një rast i ri është konfirmuar në Vlorë, duke e futur qytetin pas shumë javësh sërish në hartën Covid. /abcnews.al