Konfirmohen 155 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

schedule16:14 - 20 Gusht, 2020

schedule 16:14 - 20 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus nga 847 testime të kryera.

Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 7967.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

Në raportimin e saj ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orë, si pasojë e koronavirusit e kanë humbur jetën katër qytetarë.

Lexo edhe: Katër persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Betejën me Covid-19 e ka humbur një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse.

Në total numri i viktimave shkon në 238.

COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)

Testime totale            53571

Raste pozitive              7967

Raste të shëruara       3986

Raste Aktive                3743

Humbje jete               238 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1959

Durrës                  486

Shkodër                  298

Fier                            177

Lezhë                    152

Korçë                    146

Vlorë                     146

Kukës                    117

Elbasan            117

Berat                     62

Gjirokastër         43

Dibër      40 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!