Në burgun e Zaharisë janë konfirmuar katër persona pozitivë për koronavirusin, mëson Abcnews.al
Mësohet se të prekur janë dy persona mbi 60 vjeç si dhe dy më të rinj.
Sa i përket dy personave në të gjashtëdhjetave, ata janë dërguar në spitalin e burgut ndërsa dy të tjerët në burgun e Shën Kollit. Mbetet ende e paqartë pse këta dy të burgosur janë transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.
Abcnews.al mëson po ashtu se dyshohet se të burgosurit e kanë marrë virusin nga sallat e gjyqeve. /abcnews.al/