Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E vrau djali i xhaxhait, policia arreston autorin e krimit në Dukagjin

schedule11:01 - 22 Tetor, 2019

schedule 11:01 - 22 Tetor, 2019

Kapet autori i vrasjes së 55 vjeçarit në Shkodër. Lazer Pjetrushi (Arraj) u gjet i vdekur me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Palaj të rrethit Shkodër.

I arrestuari si i dyshuar për vrasjen e Arrajt është djali i xhaxhait të tij, ndërsa policia ka shoqëruar babain dhe vëllain e tij.

Sipas raportimit gazetarit të ABC News Simon Shkreli, ende nuk është bërë me dije identiteti i autorit, por mësohet se ai nuk është banor i fshatit Palaj, gjë e cila ka lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij, pasi ky person është parë të lëvizë në zonën ku u gjet i vdekur viktima.

Lazër Pjetrushi (Arraj) ishte kthyer në fshatin e tij të origjinës për të marrë zahiretë e dimrit, por u gjet i vrarë në rrugë. Ishin nipërit e Arrajt, të cilët e gjetën atë pa jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!