Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në Bypass-in e Fierit

schedule23:17 - 9 Gusht, 2020

schedule 23:17 - 9 Gusht, 2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bypass-in e Fierit. Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili po kalonte rrugën.

Pas përplasjes që i ka marrë jetë këmbësorit ka ndodhur edhe një incident tjetër.

Kamioni i cili ka ndaluar në vend pasi ka aksidentuar këmbësorin, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz.

Nuk ka të dhëna për të lënduar të tjerë, ndërsa po punohet për të zbardhur shkakun e plotë të aksidentit./abcnews.al