Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.
Gjithçka ka mbetur në tentativë, ndërsa e reja ka bërë kallëzim në polici.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast. /abcnews.al