Gruaja vdiq nga koronavirusi, dezinfektohet dhoma ku rrinte në spitalin e Durrësit

schedule13:10 - 11 Mars, 2020

schedule 13:10 - 11 Mars, 2020

Spitali i Durrësit ka marrë masa për dezinfektimin e dhomës ku rrinte gruaja që vdiq nga koronavirusi.

Pak më parë, në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73 vjeçare, e cila pati komplikacione të rënda shëndetësore për shkak të koronavirusit.

“Policia ka vendosur shirit duke rrethuar të gjithë spitalin. Forca të shumta policie ndodhen pranë spitalit rajonal me qëllim vendosjen e shiritit dhe largimin e personave të paautorizuar.

Këto masa ekstreme janë marrë pas viktimës së parë me koronavirus, e cila ishte një 73 vjeçare”, raporton për Abc News gazetari Leonidha Musaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!