Gomonia godet dhe dëmton rëndë 7-vjeçarin në Vlorë

schedule18:27 - 18 Korrik, 2022

schedule 18:27 - 18 Korrik, 2022

Vlorë –  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës, ku një gomone ka goditur një fëmijë 7-vjeçar, i cili raportohet se ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, ku H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, e ka goditur 7-vjeçarin teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se pak ditë më parë një gomone tjetër në plazhin e Jalës, doli jashtë kontrollit dhe për pasojë për pak sa nuk u mori jetën 2 pushuesve ne breg.

Mesditën e së shtunës, një djalë dhe një vajzë mbetën të plagosur teksa pushonin në bregdetin e Jalës, pasi u përplasën me gomone nga një 37-vjeçar. Gjergj Priftuli, i cili u arrestua nga policia, humbi kontrollin e mjetit teksa po lundronte me shpejtësi të madhe në mes të pushuesve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!