Goditet me sëpatë i riu në Vlorë

schedule12:02 - 25 Shkurt, 2022

schedule 12:02 - 25 Shkurt, 2022

VLORË – Një 27-vjeçar është plagosur rëndë në qytetin e Vlorës. Raportohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë.

I plagosuri mësohet se është Besim Hoxha 27-vjeç dhe është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku do i nënshtrohet një operacioni.

Pas kësaj ngjarja mësohet se autori është identifikuar nga policia.

Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/